I njohur për raportet e mira me Putin, Trump: Nëse rizgjidhem, do t’i jap fund luftës në Ukrainë brenda ditës

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë me bindje se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës brenda ditës nëse zgjidhet përsëri në Shtëpinë e Bardhë.

Përmes një interviste me Nigel Farage në GB News, Trump tha se për ndalimin e konfliktit do të “duhej 24 orë”.

“Do ta marr fund dhe do të ishte e lehtë”- tha Trump duke e konsideruar luftën një “katastrofë që duhet të ndalet”.

Sipas ish-presidentit, “ajo marrëveshje do të ishte e lehtë. Shumë prej saj ka të bëjë me paratë.”

Trump, i cili më parë është mburrur për marrëdhëniet e tij të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, thotë se dyshja kanë “kaluar mirë”. Ish-presidenti tha se Putin “nuk do të kishte hyrë kurrë në Ukrainë” nëse nuk do të ishte për “paaftësinë” e administratës së Joe Biden.

“Putini nuk po hynte, nuk u përmend kurrë dhe unë e njihja shumë mirë”, shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu