I nxehti afrikan ikën, nesër reshje të shiut, nga e enjtja rënie të temperaturave

“Reshje të furishme të shiut dhe erë e përforcuar pritet nesër pasdite, ndërsa ulje të temperaturave prej 5 deri në 8 gradë nga dita e enjte”, kështu njoftojnë nga Enti Hidrometeorologjik.

Sipas Entit, nesër pasdite dhe gjatë natës, fillimisht në pjesën veriore të vendit do të ketë reshje të shiut , ndërsa në disa vende nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erës së forte më shpejtësi mbi 70 kilometra në orë.

Edhe të enjten do të këtë kushte për reshje të shiut dhe pritet rënie e temperaturave nga 5 deri në 8 gradë Celsius.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu