I privuan jetën presidentit të Çamërisë, çfarë thonë mediat greke

Ditën e djeshme në media u raportua se i vetëshpalluri President i CCamërisë Festim Lato, është vrarë në Holandë. Lajmin e dhanë familjarët, të cilët sot kanë hapur dhe dyert e mortit. Mëngjesin e sotëm, po në Holandë është gjetur një burrë rreth 43 vjecc i vrarë në kanal, i cili dyshohet të ketë lidhje me Laton.

Për Festim Laton kanë raportuar dhe mediat greke të cilat shkruajnë se ai e konsideronte veten kryetar të Çamërisë, një zonë, që grekët e quajnë të tyren.

‘Një shqiptar thuhet në mediat holandeze, Festim Lato është gjetur i vdekur në Holandë. Në mediat e Holandës thuhet se Lato mund të jetë vrarë për arsye politike. Ai ishte një person që e konsideronte veten president të Çamërisë, një zonë greke.

Çamëria quhet e tillë nga nacionalistët shqiptarë. Lato në projektin e tij thoshte se Çamëria ishte e Shqipërisë, por u aneksua nga Greqia. Kështu ai paraqitej edhe në Bruksel dhe në seli diplomatike’, shkruhet më tej në artikullin e medias greke.

Sipas mediave të Greqisë, Festim Lato paraqitej si president i një shteti që nuk ekzistonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu