Zlatan Ibrahimovic e ka këshilluar Harry Kanen që të largohet nga Tottenham Hotspur, nëse dëshiron të fitojë ndonjë trofe.
“Kur isha në Angli, e pash atë duke luajtur. Unë mendoj se ai është një sulmuesi i madh, ai është ende në zhvillim”, ka deklaruar Ibrahimovic.
“Ka bërë gjëra të duhura me Tottenham, por duhet të shkojë te ndonjë klub më i madh nëse dëshiron të fitojë diçka më shumë”, ka shtuar ai.
“Unë mendoj se ai do të kishte sukses të skuadrat e mëdha, ai vetëm duhet ta ndërmarrë këtë hap”, përfundoi Ibrahimovic. /albeu.com/










