Idrizi i drejtohet ministrit të Jashtëm grek: Je tigër prej letre!

Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka folur sërish me tone të ashpra ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias për çështjen çame, dhe ‘kërcënimit’ se Shqipëria duhet të bëjë kujdes pasi Greqia është më e fortë.

Duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë, deklarata e Kotzias kaloi me një batutë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se Greqia “nuk ka se çfarë force t’na tregojë”.

Por kreu i PDIU-së përdori një gjuhë më të drejtpërdrejtë kundërshtuese ndaj zyrtarit grek. “Ndiqja përroin psikik të Nikos dhe mu kujtua Enver Hoxha. Tigër prej letre ishte shoku Enver, tigër prej letre është dhe shoku Niko. Nikos Kotzias kërcënoi të gjithë shqiptarët jo vetëm disa syresh. I bëj thirrje qeverisë shqiptarë për ligjin e luftës t’i adresohet ministerialit të NATO-s. Ky absurditet duhet të marrë fund”, u shpreh Idrizi gjatë Këshillit Kombëtar të PDIU të mbledhur ditën e sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu