IFFHS: Modric është lojtari më i miri në botë

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka zgjedhur mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, lojtarin më të mirë në botë dhe portierin më të mirë, Thibaut Courtois.

Ekspertë të futbollit nga 90 shtete të ndryshme kanë bashkëpunuar për të arritur deri te këto rezultate, dhe fituesi i çmimit është shpallur Modrici, i cili gjithashtu e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë të UEFA-s dhe FIFA-s, si dhe është i nominuar për Topin e Artë.

Në tri vitet paraprake, Messi ishte shpallur fituesi i këtij çmimi, mirëpo këtë vit ai ka rënë në pozitën e dytë, si dhe nuk ka qenë në top treshe të çmimeve të ngjashme që ndahen nga UEFA dhe FIFA.

Pas Modricit dhe Messit renditen: Eden Hazard (114 pikë), Kevin de Bruyne (36), Neymar (18), Paul Pogba (14), Christian Eriksen (10), Miralem Pjanic (7), James Rodriguez ( 7), Cristiano Ronaldo (5), Isco Alarcon (3), Jorge Luiz Frello ‘Jorginho’ (3), Kylian Mbappe (3), Ivan Rakitic (3), Philippe Coutinho (2), Toni Kroos (1) dhe Thiago Alcantara (1).

Në anën tjetër, portieri i Real Madridit, i cili u transferua këtë verë nga Chelsea, Courtois, është shpërblyer me çmimin për portierin më të mirë të vitit. Ai i ka gjithsej 181 pikë, 72 më shumë se Hugo Llorisi në pozitën e dytë.

Pas Courtois dhe Llorisit renditen: Gianluigi Buffon (59 pikë), Keylor Navas (58), Jan Oblak (49), Marc-Andre ter Stegen (49), Alisson Ramses Becker (36), David De Gea (33), Danijel Subasic (23), Manuel Neuer (20), Jordan Pickford (11), Kasper Schmeichel (9), Ederson (6), Samir Handanovic (4), Franco Armani (3), Igor Akinfeev (1), Guillermo Ochoa (1), Denis Onyango (1) dhe Yann Sommer (1).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu