Ikona e Milanit: Nuk flinim para derbit, Ronaldo na shkatërronte

Ish-legjenda e skuadrës së Milanit, Billy Costacurta ka folur në prag të derbit të Madoninës. Ai ka kujtuar të kaluarën e tij kur ka qenë pjesë e kuqezinjve. Costacurta parashikon golashënuesit dhe tregon detaje në lidhje me përballjet me Ronaldon.

“Njerëzit presin gola nga Gonzalo Higuain dhe Mauro Icardi, por mund të ketë befasi. Shpesh fituesit e derbit janë të paparashikueshëm. Do të thosha Milan Skriniar dhe Alessio Romagnoli.

Ka shumë derbi që i mbaj mend me dashuri. Kam luajtur me disa lojtarë fenomenalë. Lojtari më i mirë që e kam markuar ndonjëherë ishte Ronaldo. Nuk mund të flinim natën para ndeshjes, ai ishte i pandalshëm”, tha Costacurta. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu