Incident i armatosur në Saraj të Shkupit

Ditën e djeshme, në ora 14 e 20 minuta në fshatin Saraj të Shkupit, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kamionit “Mercedes” që ka qenë i parkuar para oborrit të tij.

Rasti në polici është paraqitur rreth orës 16 e 55. Sipas policisë, me armë zjarri ka gjuajtur personi S.P. duke dëmtuar dritaren e përparme të kamionit, pronë e familjarit të tij, I.P. për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, kurse policia po ndërmerr masa për ndriçimin e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu