Incident i tmerrshëm! Një punonjës shkelet nga rrota e një aeroplani 77 tonësh

Një aksident i rëndë ndodhi më 19 maj në aeroportin Yekaterinburg-Kolytsovo, pasi një Airbus A320 gjigant përplasi një nga teknikët.

Piloti kishte nisur të “ecë” në pistë dhe mesa duket nuk e ka vënë re njeriun fatkeq që ka përfunduar nën pajisjen e përparme të aeroplanit.

Tekniku ka pësuar lëndime në këmbë, ndaj në vendngjarje është thirrur një ambulancë”, njoftojnë autoritetet.

Piloti i Airbus 77-tonësh është marrë në pyetje dhe komisioni hetimor ka bërë kallëzim penal për “shkelje të rregullave të sigurisë”, raporton thesun.

Përfaqësuesi i spitalit ku është vendosur burri thekson se gjendja e tij është e rëndë.

“Pacienti është në terapi intensive”, thuhet, ndërsa mediat raportojnë se i është prerë njëra këmbë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu