Incident në koncertin e Dua Lipës!

Gazeta Blic raporton se në koncertin e Dua Lipës në Gërmi ka ndodhur një incident.

Një femër është lënduar dhe po merr tretmanin e duhur në autoambulancë. Ende nuk dihen arsyet e këtij lëndimi.

Ndërkohë, është raportuar me herët se janë angazhuar hiq më pak se 300 policë për ruajtjen e sigurisë në këtë koncert.

Një numër i madh i adhuruesve të saj po marrin pjesë në këtë koncert të shqiptares, e cila është ndër këngëtaret më të suksesshme të skenës muzikore në Evropë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu