Infektimi i kryeministrit: Ç’kërkon VV nga ai dhe si përgjigjet pacienti Hoti

Pas njoftimit të kryeminsitrit Hoti se ishte infektuar me koronavirus, nga Vetëvendosje, pos shërimit të shëpejtë, iu kërkua dhe dorëhjeqja.

Sipas Mimoza Kusari Lila-s nga kjo forcë, Hoti duhej të respektonte protokollin e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike së Kosovës që pas testimit për COVID-19 personi duhet të vetëizolohet, gjë që sipas saj nuk e ka bërë.

“Pse z. Hoti pasi u testua doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz e biznese të cilët sot të gjithë potencialisht janë të rrezikuar e sigurisht disa prej tyre, nuk do t’iu jepet as mundësia për t’u testuar. Asnjëri nga ta nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga Kryeministri.

A do të thotë kjo që në javën kur vdekshmëria nga pandemia arriti kulmin më të lartë, Kosova ka një Kryeministër që injoron protokollin, vënë në rrezik bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit me vizita të paarsyeshme për kohë pandemie”, shkroi Kusari-Lila, duke vijuar: “Uroj asnjë tjetër mos të ketë virusin, ndërsa ju me sjelljen tuaj pasi të jeni shëndoshë na keni dhënë edhe një arsye për të ju shkarkuar.

Ndërsa, do të ishte shumë e duhur, sikur ju dhe qeveria të jepni dorëheqje vetë, të paktën do kishim një bindje se më në fund e kuptuat përgjegjësinë dhe jo përgjegjshmërinë tuaj.
Shëndet e qofshin të shkuara këto ditë!”.

Reagoi më pas Hoti, duke sqaruar pozicionin e tij: “Edhe pse nuk kam pas asnjë shqetësim serioz, me paraqitjen e një kolle të lehtë të dielën, bashkëpunëtorët me rekomanduan të testohem. Testimin e kam bërë të dielën rreth orës 16.

Në momentin që jam testuar, jam izoluar në pritje të rezultatit, pasi kështu është protokolli i rekomanduar nga mjekët.

Sapo e kam marrë rezultatin, e kam bërë publik. Kushdo që deklaron ndryshe nuk e thotë të vërtetën”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu