Instagram dëshiron që ne të shohim më shumë video

Instagram po shëndrrohet në destinacion të videove. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse kompania së fundi ka sjellur tiparin Stories dhe tani po rekomandon video të ndryshme në faqen kryesore të aplikacionit.
Të mërkurën kompania do të fillojë të sugjeroj një kategori të re të videove të quajtur “kanali i ngjarjeve në video”.

Kjo do të thotë që kur jeni duke kërkuar për përmbajtje në sektorin Explore të Instagram, aplikacioni do të ju sugjerojë një numër videosh për një ngjarje të caktuar, si për shembull koncerti i Adele.

Kompania tashmë ka rekomanduar video rreth temave të caktuara si komedianët e ndryshëm apo video për skejtbord ndërsa tani do të sjell videot për ngjarjet aktuale.

Aplikacioni përdor një algoritëm për të kuruar video lajmet për ngjarjet e ndryshme dhe këto video do të jenë të personalizuara për secilin përdorues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu