Interi e gjen pasuesin e Handanovicit

Interi po kërkon pasuesin e Samir Handanovicit në portë. Së fundmi Zikaltrit kanë piketuar Gabriel Brazaon, një portier i cili ka lindur në vitin 2000 teksa është në pronësi te Cruzerios, shkruan Albeu.com.

Sipas Calciomercato.it, së shpejti të dy klubet do të takohen për të gjetur marrëveshjen, teksa Interi ofron 2.5 milionë për 19 vjecarin.

Ai gjithashtu pritet të marë pashaportën portugeze ku më pas do të huazohet tek skuadra e Chievos. Samir Handanovic në fund të këtij sezoni mbush 35 vjec dhe Interi po nxiton qe të kete të sigurtë portën në të ardhmen. /albeu.com /


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu