Ish-këshilltari i Kurtit porosi Abazoviqit: Më shumë neve shqiptarëve po na pengon fakti që ti je shqiptar

Sot në Kuvendin e Malit të Zi është duke u zhvilluar një seancë për mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.

Mirëpo, gjatë kësaj seance Abazoviqi ka thënë se duan ta rrëzojnë vetëm se është shqiptar, raporton Zeri.info.

“Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”, deklaroi Abazoviqi.

Mirëpo, për këtë deklaratë të Abazoviqit ka reaguar ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Dritan Tali.

Ai ka thënë se më shumë po u pengon ky fakt shqiptarëve sesa malazezëve.

“Më shumë neve shqiptarëve po na pengon fakti që ti je shqiptar sesa që po ju pengon malazezëve, beso a! Mistrec!”, shkroi ai. /Zëri


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu