Ish-ministrja e Jashtme: Rakiqi tashmë i ka përmbushur dhe tejkaluar kushtet për shkarkim nga Kurti

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se ministri nga radhët e Listës Serbe duhet të largohet nga institucionet e Kosovës.

Sipas saj tashmë Rakiqi i ka tejkaluar kushtet e nevojshme për shkarkim.

“Ministri i Listës Serbe nuk ka nevojë të hamendësohet fare nëse do të largohet nga institucionet e RKS apo jo. Ai tashmë i ka përmbushur dhe tejkaluar kushtet për shkarkim nga KM Kurti”, ka shkruar Haradinaj.

Ajo thotë se edhe ashtu Qeveria nuk varet nga Lista Serbe dhe Rakiqi mund të zëvendësohet fare mirë me ndonjë figurë politike nga radhët e komunitetit serb.

“Edhe ashtu, koalicioni formal me LS nuk ekziston dhe kjo qeveri nuk varet nga kjo parti. Kushtin kushtetues mund t’a përmbushë Qeveria jonë me cilëndo figurë politike nga radhët e komunitetit serb që vërtetë dëshiron mirë-integrimin dhe ndërtimin e kohezionit ndër-etnik në Kosovë”, ka shkruar tutje Haradinaj./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu