Ish-presidenti i Realit befason: Mourino do rikthehet tek Los Blancos

Ish- presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon beson se Jose Mourinho do të rikthehet tek Reali sezonin e ardhshëm.

Calderon ka postuar në mediat sociale mbrëmë, ku ka shkruar se pret që portugezi të kthehet te Reali.

“Kam ndjenjën, dhe diçka më shumë, se në sezonin e ardhshëm Mourinho do të ulet në stolin e Real Madrid”, ka shkruar Calderon.

Ndërsa, në këtë javë, Mourinho pranon se është gati të marr drejtimin e ndonjë skuadre të re nga sezoni i ardhshëm.
“Kam më shumë dëshirë se kurrë për të ri-trajnuar”.

“Dua një ekip në të cilin ka një ndjeshmëri të plotë, përkushtim dhe njerëz që duan të punojnë”, ka thënë Mourinho.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu