Vitet më të bukura të rinisë sime ia kushtova vendlindjes,thirjes që bëri UÇK-ja për ti dal në mbrojtje këtij populli të persekutuar,nënçmuar dhe diskriminuar iu përgjigja me gjith dëshir dhe vullnet për të kontribuar në lirin e popullit tim…
I nderuar komandant unë si një ish ushtar i uçk-së dhe shumë të tjer si un ende të njohim si komandant ku fjala dhe urdhëri juaj ishte gjithçka për neve… asnjëher gjat luftës nuk kemi menduar për punsime dhe avansime sepse nuk dinim se a do të mbetemi gjallë.
I nderuar edhe pas luftës u inkuadrova në politik përsëri pas rradhëve tuaja sepse ju ishit simboli I lirisë.vazhdova në politik katër (4) vite si kryetar I këshillit vendor duke mbrojtë me fanatizëm politikat tuaja (BDI_së).
Asnjëher nuk kam qenë pjatlëpirës që të lus për punsim dhe beneficione sepse ashtu na mësoi edukata ushtarake që të mos përkulemi asnjëher, jam munduar që politika e BDI_së të strukturohet duke u bër zemërgjër dhe zgjërim të saj si parti që ju I prini!.
I nderuar komandant dhe ju bashkëluftëtar vendosa të shkruaj në profilin tim vetëm sa për satisfaksion të mundohem që ta bind veten se gjithçka nuk paska qenë ashtu siç kam menduar sepse ndryshe kemi hasur në vesh të shurdhur.
Sa për informim kam konkuruar në gjashtë (6) konkurse radhazi në administrat, çdo her më ka refuzuar zv.kryeministri M.Xhaferi edhe pse kam qenë I propuzuar nga strukturat e degës dhe kryetari I degës. çudi pse çdo her kan pas përparësi fëmijët e spiunëve dhe anëtarët e partive tjera e jo të BDI_së!.
I nderuar konkurova edhe në konkursin e fundit në POSTAT E MAQEDONISË, përsëri nuk kishte vend për mua dhe me siguri edhe shumë tjer si unë sepse vendet na ishin të rezervuara për punsime familjare dhe klanore siç ishte rasti me vëllezërit e A.GRUBIT.
I nderuar, kemi mbet me dinjitet të nëpërkëmbur dhe përbuzur sepse opinioni dhe popullata ku veprojm na shikojn me një sy shum mjerues!.
Shpresojm në ju komandant se këtë punë do ta kanalizoni ashtu siç duhet nëse qëllimet dhe sinqeritetin do ta kishim të njejtë si në vitin 2001.
Kërkoj nga ju bashkëluftëtar të punësuar dhe të papun që të solidarizohemi si vëllezër me njëri tjetrin siç ishim në vitin 2001…
Me repekt ish ushtari I uçk_së