Islami jep parashikimin interesant: Ballkani do të ndahet në tri zona, Kosova pa 4 komuna i bashkohet Shqipërisë

Analisti politik, Dardan Islami, ka thënë se Ballkani Perëndimor do të ndahet në tri zona. Sipas parashikimit të tij, Kosova pa katër komuna, do t’i bashkohet Shqipërisë, përcjell Bota sot.

Islami në një postim në Facebook, ka theksuar se ky është version paqësor euro-atlantik për rajonin, derisa ka shtuar se kushdon që nuk pajtohet, version ka edhe luftën.

Postimi i plotë i Islamit:

“Ballkani Perëndimor do të ndahet në tri zona, Zagreb, Beograd dhe Tiranë.

Bosnja zhbëhet dhe i bashkohet Kroacisë, Republika serbe Serbisë, Kosova pa katër Komuna i bashkohet Shqipërisë, Podgorica shkrihet në zonën e interesit serb, Shkupi shkrihet mes interesave Bullgaro-Shqiptar.

Ky është versioni paqësor Euro-Atlantik për rajonin, duke na integruar komplet në BE dhe NATO. Nëse kjo dikujt nuk i pëlqen dhe nuk pajtohet, atëherë mbetet versioni luftarak, i cili sipas të gjitha gjasave do të përfundojë sikur modeli i versionit të parë, por vetëm pas një konflikti të përgjakshëm, që pastaj do të pasohet nga një marrëveshje e paqes.” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu