Ivanov: Nuk do të votoj në referendum

Presidenti Gjorge Ivanov nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se nuk do të votojë në referendumin për çështjen e emrit të vendit.

“Dy herë e kam fituar besimin e qytetarëve për të mos lejuar ndryshime në Kushtetutë, për të mos ndryshuar emrin kushtetues, për të mos pranuar idetë dhe sugjerimet që do të rrezikonin identitetin kombëtar, kombin maqedonas, gjuhën maqedonase dhe modelin bashkëjetesës në Maqedoni. Unë nuk devijoj nga premtimi im. Prandaj, më 30 shtator, nuk do të dal për të votuar “, tha presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka marrë pjesë në një takim të Diasporës së Bashkuar të Maqedonisë në Detroit, përcjell Shenja.

Ai rikujtoi se në bazë të nenit 7, paragrafi 3 të Ligjit për Referendumin, askush nuk mund të mbahet përgjegjës për votimin apo mos votuar në një referendum.

Çdo qytetar, tha Ivanov, ka të drejtën të vendosë se si të pozicionohet në lidhje me këtë referendum, të dalë të votojë, ose të bojkotojë.

Ivanov po viziton Shtetet e Bashkuara, ku pritet të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu