Ja çfarë thotë Besa pas takimit me Selën

Lëvizja BESA nuk e ka ndërmend të kërkojë takim me liderët politik shqiptarë derisa vazhdojnë takimet VMRO-BDI lidhur me formimin e koalicionit qeveritarë. Kjo, sepse siç thonë në Lëvizjen BESA, me vet faktin që VMRO hapur kundërshtoi Deklaratën e përbashkët shqiptare, BDI vazhdon të bisedojë duke shkelur mbi të njëjtën Deklaratë, shkruan Koha.mk, përcjell Portalb.mk.

“Vet fakti që VMRO-DPMNE deklaroi publikisht se Deklarata e përbashkët e partive shqiptare është e papranueshme për atë, ndërsa nga ana tjetër – vazhdimi i negociatave VMRO-BDI dëshmon se BDI e theu këtë Deklaratë të përbashkët dhe në këtë drejtim, çdo insistim për të jetësuar takimet e përbashkëta me BDI-në pa ndërmjetësim qoftë të faktorit shqiptar apo ndërkombëtar – do jetë thjesht legjitimim i veprimeve anti-kombëtare të BDI-së”, thonë nga Lëvizja BESA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu