Ja cilët janë shtatë shtetet e BE-së që votuan kundër dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian dje në Luksemburg kanë votuar kundër hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ish-ministri i jashtëm Antonio Milloshoski përmes një postimi në tuiter publikoi se vendet që ishin kundër janë: Franca, Holanda, Gjermania, Danimarka, Luksemburgu, Belgjika dhe Spanja. Sipas tij, 20 shtete anëtare kanë qenë për hapjen e bisedimeve dhe dhënien e datës mes të cilave ishin: Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Italia, Çekia, Hungaria, Polonia, Sllovakia, Lituania, etj.

Ndërsa vendet e tjera anëtare mes të cilave edhe Greqia ishin të përmbajtura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu