Ja cili është i vetmi vend Europian që përkrah operacionin ushtarak të Turqisë në Siri

Spanja është shteti i vetëm europian që ka deklaruar mbështetje lidhur me operacionin ndërkufitar mes Turqisë dhe Sirisë. Lajmi u bë i ditur me 7 tetor përgjate disa postimeve në faqen zyrtare në Twitter ‘Spanja në NATO’, ku shprehnin mbështetje për aleatin e tyre të NATO-s, shkruan InfoShqip.com.

“Mbështetja e NATO-s për Turqinë ka për qëllim të kontribuojë në një përshkallëzim të krizës përgjatë kufirit të Aleancës,” shkruajnë nga faqja zyrtare në Twitter ‘Spanja në NATO’.

Që nga viti 2016 operacionet në zonën e Eufratit dhe në ver- perëndim të Sirisë kanë çliruar rajonin nga terroristët e YPG / PKK dhe Daesh, duke bërë të mundur që sirianët që shpëtojnë nga dhuna e të kthehen në shtëpitë e tyre.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje të posalindura./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu