Ja deklarata e Gruevskit pasi e dënuan me 2 vite burg

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është deklaruar pak orë pasi që Gjykata Penale në Shkupi e dënoi me 2 vjet burg për rastin “Tanku” që ka të bëjë me blerjen e Mercedesit prej 600 mijë eurove, në periudhën e qeverisjes së tij. Ai u dënua për shkak të ndikimit në ekzekutimin e vendimit dhe realizimin e furnizimit publik me këtë makinë të blinduar, me ç’rast janë zbuluar edhe manipulime dhe keqpërdorime gjatë procesit të realizimit të blerjes, informon INA.

Gruevski ka shkruar në profilin e tij në facebook këtë porosi:

“Kokën lartë maqedonasit e mi krenarë dhe qytetarë krenarë të Maqedonisë!

Ky është vendi ytë, ne nuk do të tradhëtojmë dhe do të jemi krahë për krah me ty, në të gjitha sfidat.

Ti je fuqia jonë, ne jemi fuqia juaj.

Do të vijnë kohë më të mira.

Kokën lartë dhe mos harroni, se kjo është tokë e juaja, tokë e të gjithëve që jetojmë këtu dhe e askujt tjetër,

Ju vendosni!

Rroftë Republika e Maqedonisë! “, thuhet në porosinë e shkruar nga ish-kryeministri Gruevski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu