Trajneri i Arsenalit e ka pranuar fajin për sjelljen e tij të pahijshme në barazimin 1-1 të Arsenalit në Amex Stadium më 26 Dhjetor
Menaxheri i Arsenalit, Unai Emery është dënuar më 8000 funte nga Federata e Futbollit të Anglisë pasi që ka goditur një tifozë të Brightonit me shishe gjatë ndeshjes së 26 dhjetorit.
Spanjolli e ka pranuar akuzën dhe tani është në procedurë të pagesës së dënimit.
Emery i ka kërkuar falje tifozit menjëherë pas incidentit në ndeshjen që përfundoi 1-1 në Amex Stadium.
“I thashë me fal”, ka thënë në një deklaratë pas ndeshjes trajneri i Gunners.










