BE-ja është mësuar që Kosova të heshtë dhe t’i gëzohet suksesit të fqinjëve në procesin e integrimeve

Sa herë përballet me kritikat që nuk i ka ofruar Kosovës mundësi sikur vendeve të tjera të rajonit, në BE fajin e hedhin tek pala kosovare.

Në BE janë mësuar që politikanët nga Kosova të jenë të dëgjueshëm, të mos ankohen, të falënderohen dhe të pranojnë çfarëdo që u thuhet, shkruan Augustin Palokaj, në kolumnen e tij të rregullt në Koha Ditore.

Prandaj janë befasuar dhe “ofenduar” me paraqitjen kritike të Haradinajt.

Por, edhe kryeministri i Kosovës është futur në lojën e dhënieve të premtimeve që nuk mund të zbatohen. Për shembull, premtimin se vitin e ardhshëm Kosova do të marrë statusin e kandidatit nuk do të realizohej edhe sikur Kosova vërtet të ishte Zvicër. (Kolumnen e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu