Ja kush do të zëvendësojë Nikolla Gruevskin

KSHZ-ja fton Gjoko Kamçevin, deputet nga rradhat e VMRO-DPMNE-së, në vend të Nikolla, Gruevskit, i cili prej disa muajve qëndron në Hungari, ku ka fituar të drejtën e azilit.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot sipas gjitha gjasave pa votim të deputetëve vetëm do të konstatojë dorëheqjen me shkrim të deputet Nikolla Gruevski. Ai është në arrati dhe nuk mundet që të arsyetojë dorëheqjen para deputetëve.

Xhaferi është koordinuar me të gjithë grupet parlamentare, ndërsa të njëjtën gjë sot do të duhet të bëjë edhe vetë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

KSHZ-ja për sot ka ftuar Gjoko Kamçevin nga Vallandova, i cili sipas listës është i ardhëshmi i VMRO-DPMNE-së nga zgjedhjet parlamentare të 2016.

Ai do të emërohet në vend të Gruevskit. Kamçev edhe më herët ishte deputet gjatë periudhës 2014-2016.

Gruevski ka disa masa paraburgimi duke marrë parasysh edhe vendimin me burg prej dy vitesh. Prokurorja Vilma Ruskovska e kërkon si njërin ndër të dyshuarit dhe organizatorët për tentim vrasje për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu