Ja kush është ëndërra e Casillas

Portieri i Portos, Iker Casillas ka folur për të ardhmen e tij në një intervistë që e ka dhënë për Vamos.

“President i Real Madridit? Nuk do të dëshiroja që të jem, por do të dëshiroja që të rikthehem në Real, ku kam lindur dhe ku kam fituar çdo gjë”, ka thënë ai.

“E ardhmja? E ndryshojë mendjen çdo gjashtë muaj; e vetmja gjë që e di është se edhe sot do të luaj dhe zgjohem me idenë për t’u kënaqur në çdo ndeshje”.

“Këtë e bëj sepse nuk e di kur do të jetë ndeshja e fundit. Kështu që përpiqem të luaj dhe të kënaqem në çdo moment”, ka thënë në fund të kësaj interviste ish portieri i Spanjës dhe Real Madridit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu