Ja kush janë shtetet më të pasura në botë! Befason SHBA e Kina

Të pyesësh se cili është vendi më i pasur në botë është si të pyesësh se cila është receta më e mirë për darkë: duket si një pyetje e arsyeshme, por përgjigja varet nga shumë faktorë. Kështu e nis artikullin e saj “Evereye.it”, ku bëhet një vlerësim dhe renditje për shtetet më të pasura në botë. Në mënyrë tipike shkruan media italiane, ne mendojmë se pasuria matet bazuar në produktin e brendshëm bruto (PBB). GDP matet më së shpeshti duke përdorur metodën e shpenzimeve, e cila llogarit PBB-në duke shtuar shpenzimet për mallrat e reja të konsumit, shpenzimet e reja për investime, shpenzimet qeveritare dhe vlerën e eksporteve neto.

Në të gjithë botën, PBB-të e vendeve luhaten me fazat e cikleve të ndryshme ekonomike, në një sfond të rritjes ekonomike afatgjatë me kalimin e kohës. Megjithatë, pavarësisht nga këto ulje dhe ngritje, ekonomitë kryesore të matura me PBB-në nuk lëvizin lehtësisht nga pozicionet që mbajnë.

Renditja sipas GDP

Bazuar tek kjo, SHBA, Kina, Gjermania, Japonia dhe India janë disa nga ekonomitë kryesore në botë. Megjithatë, ka pasur disa lëvizje të mëdha brenda listës në 20 vitet e fundit. Kina ishte në vendin e 13-të në vitin 2000, por ka shkuar në vendin e dytë që nga viti 2010. Më tej në listë, Indonezia, nga ekonomia e 27-të më e madhe në vitin 2000 në të 16-tën që nga viti 2024. Vendet filluan të rikuperohen në vitin 2021 nga rënia masive e PBB-së në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19, e cila pati një ndikim të madh në ekonomitë në mbarë botën. Në përgjithësi, vendet e kanë vazhduar atë rritje dhe PBB-ja globale u rrit në 109.53 trilion dollarë në tremujorin e parë të 2024.

Numri i miliarderëve

Nëse po flasim për miliarderë, Shtetet e Bashkuara janë shtëpia e numrit më të madh, me 813 individë ultra të pasur, përfshirë Elon Musk dhe Jeff Bezos. Megjithatë, disa raporte sugjerojnë se Kina mund të ketë një miliarder më shumë, edhe pse numri i miliarderëve kinezë po zvogëlohet çdo vit. Kina ka 814 miliarderë, më së shumti në botë, sipas Hurun Global Rich List 2024. Pavarësisht se mban vendin e parë, Kina humbi 155 miliarderë nga viti në vit, ndërsa SHBA fitoi 109. Hendeku midis dy vendeve tani është reduktuar në vetëm 14 miliarderë.Së bashku, SHBA-ja dhe Kina përbëjnë gati gjysmën e 3,279 miliarderëve në nivel global. Megjithatë, së bashku, vendet evropiane përbëjnë gjashtë nga 10 vendet e para dhe tetë nga 20 vendet e para me më shumë miliarderë.Natyrisht, ekonomitë më të mëdha në botë priren të jenë të mbipërfaqësuara në numërimin e miliarderëve, pasi ato ofrojnë më shumë mundësi për krijimin e pasurisë. Zvicra, Singapori dhe Suedia janë më të jashtzakonshme në këtë drejtim, me vetëm një prej tyre që renditet në 20 ekonomitë më të mira sipas prodhimit të përgjithshëm të brendshëm bruto.

Pikëpyetja e madhe

Nëse shikojmë vlerën totale neto, Shtetet e Bashkuara kryesojnë me afro 140 trilion dollarë, sipas Raportit të Pasurisë Globale të UBS 2023. Kjo shifër është më shumë se 150% e asaj të Kinës, vendi i dytë më i pasur me 84 trilion dollarë. Madje, SHBA-të e tejkalojnë të gjithë kontinentin evropian. Megjithatë, nëse shohim pasurinë mesatare për frymë, renditja ndryshon rrënjësisht. Zvicra zë vendin e parë me mbi 685,000 dollarë për banor, shumë më tepër se mesatarja prej 551,000 dollarë në Shtetet e Bashkuara. Luksemburgu, me afro 586,000 dollarë për frymë, gjithashtu ia kalon SHBA-së në këtë kategori, sipas të dhënave nga Statista. Duke marrë parasysh pasurinë mesatare për frymë, e cila shmang ndikimin e super të pasurve, SHBA zbret në vendin e 13-të. Në krye të kësaj liste është Belgjika, ku qytetari mesatar ka pothuajse 250,000 dollarë, e ndjekur nga Australia dhe Hong Kongu.Së fundi, nëse marrim parasysh shkallën e varfërisë, Sllovenia çuditërisht del si vendi me shkallën më të ulët. Falë praktikave të tilla si arsimi parashkollor falas, vendi ka ulur ndjeshëm varfërinë, sipas faqes së internetit Insider Monkey. “Pra, cili është vendi më i pasur në botë? Përgjigja ndryshon në varësi të mënyrës se si e matni pasurinë”, përfundon artikullin e saj “Evereye.it”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu