Ja plani i Allegrit për Ronaldon

Cristiano Ronaldo ka vazhduar shkëlqimin e tij edhe në futbollin italian.

Portugezi ka qenë i jashtëzakonshëm me skuadrën e re, duke shënuar si dhe duke shërbyer për bashkëlojtarët e tij.

Ndeshja kundër Torinos do të jetë e fundit për Ronaldon si startues, para se t’i jepet kohë për pushim, në prag të festave të fundvitit.

“Cristiano do ta humb një nga tri ndeshjet që ne i luajmë kundër Romës, Atalantës dhe Sampdorisë” ka thënë Allegri në konferencën për shtyp.

“Derbi është i rëndësishëm. Torino po bëjnë mirë dhe ne duhet të vazhdojmë rezultatet pozitive” ka thënë ai tutje.

Cristiano deri më tani ka shënuar 10 gola në Serie A në 15 ndeshjet me Juventus, duke ndihmuar skuadrën që të jetë lidere në tabelë, me tetë pikë larg vendit të dytë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu