Ja sa janë mundësitë e pritjes në kufi të Maqedonisë së Veriut

Fluksi i madh i makinave vijon në pikat kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë. Në dalje të Maqedonisë me Serbinë, gjegjësisht Tabanoc ka një fluks më të madh, për shkak se kanë përfunduar pushimet një pjesë e bashkëatdhetarëve që erdhën nga Zvicra, por edhe turistë që kthehen nga pushimet në Greqi dhe Shqipëri.

Sipas Auto –Moto Lidhjes së Maqedonisë AMLM, pritjet në kufirin Tabanoc, por edhe ate Bogorodicë me Greqinë janë prej 15 deri në 30 minuta. Por gjatë orëve të mbrëmjes pritet të shtohet fluksi.

Në vendkalimet tjera kufitare, në anën e vendit, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Edhe pse rrugët janë të thata, Auto – Moto Lidhja e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu