Ja sa miliona euro janë mbledhur nga pikëpagesat e rrugës në Maqedoninë e Veriut

Miliona euro janë arkëtuar nga Ndërmarrja Publike për “Rrugë Shtetërore”. Sipas të dhënave të këtij institucioni janë mbledhur mbi 23,5 milionë euro nga pagesa e taksës së rrugës nga fillimi i këtij viti deri në muajin korrik. Në krahasim me vitin e kaluar ka rritje prej afër 4 për qind.

Më shumë para kanë sjellë pikëpagesat në Rramanli që lidh Kumanovën me Shkupin, Sopoti dhe Otovica që çojnë drejt Greqisë.

Në periudhën e ardhshme do të ndërtohen dy pikëpagesa të reja në autostradën Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Stip. Pagesa elektronike do të vendoset edhe në pikëpagesat e Korridorit 8 (Milladinovcë, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu