Arsnali largoi pas 22 vitesh trajnerin Arsene Wenger. Mirëpo fatura e shkarkimit të tij nuk ishte aq e lirë.
Klubi nga Londra i ka paguar francezit plot 20 milionë euro. Kjo shifër nuk ka shkuar vetëm në xhepin e Wengerit, por i shpërndarë te i gjithë stafi.
Klubi, meqënëse kishte edhe 1 vit kontratë, i pagoi rrogën për 12 muaj dhe më pas solli në krye të stolit Unai Emeri.
Pronari i klubit, Çips Kesuik, ka pranuar se mos kualifikimi në Champions League ka ndikuar ndjeshëm në buxhetin e klubit. Për këtë arseye edhe merkatoja e londinezëve ka qenë e cunguar. /albeu.com/










