Ja sa pritet në kufijtë e Maqedonisë

Për shkak të rritjes së qarkullimit të qytetarëve për pushimet vjetore këto ditë ka rritje të kohës së pritjes nëpër hyrjet dhe daljet e kufijve të Maqedonisë.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se kjo vjen nga mos respektimi i rregullave të qarkullimit në kufi dhe mungesa e dokumenteve të qarkullimit.

Kjo ndikon në plotësimin e dokumenteve dhe gjithashtu ngadalëson procesimin e të dhënave dhe vonesat në kufinj.

Gjithashtu nga LAMM sugjerojnë qytetarët që të kenë kujdes për rregullat e komunikacionit, të ngadalësojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe respektimin e shenjëzimit nëpër rrugë.

”Sugjerojmë që të udhëtoni gjatë orëve të mëngjesit dhe gjatë natës që të anashkalohen vozitjet gjatë ditës kur ka rritje të temperaturave. Bëni pushime gjatë vozitjes dhe konsumoni më shumë ujë dhe pije joalkoolike” thonë nga LAMM.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu