Duke e shënuar golin e parë të ndeshjes për Werder Bremenin, kundër Dortmundit, Milot Rashica i gëzoi mjaft shumë bashkëlojtarët e tij. Kjo gjë kuptohet përmes fotografisë që kosovari e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.
Rashica i ndihmoi Ëerder Bremenit të kalojë në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë, duke e mposhtur Borussia Dortmundin të martën në Signal Iguna Park në një ndeshje tejet dramatike, shkruan Gazeta Express.
Goli që Rashica e shënoi vetëm pas katër minutave lojë i gëzoi mjaft shumë bashkëlojtarët e tij në Werder Bremen. Kjo gjë dëshmohet përmes fotografisë që kosovari e ka postuar në Instagram, ku ata shihen duke e festuar golin së bashku.
Anësori i Kosovës hapi serinë e golave duke e devijuar një top në portë pas një harkimi nga Max Kruse pas vetëm katër minutave lojë. Vendasit reaguan duke e barazuar rezultatin në 1-1 përmes Marco Reus në minutën e fundit të pjesës së parë. Gjermani realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.
Kohfeldt e zëvendësoi Rashicën në minutën e 66-të, duke e futur në lojë Martin Harnikun. Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll pa fitues. Ndeshja kaloi në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Këtu edhe u zhvillua një dramë e vërtetë gjatë të cilës u shënuan plot katër gola, nga dy gola secila skuadër.
Në fund, Werder Bremeni u tregua tepër i fortë për Dortmundin në penallti dhe Bremeni i Rashicës e siguroi kualifikimin në çerekfinale.
Rashica ka luajtur në gjithsej 14 ndeshje për Bremenin gjatë këtij sezoni. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai ka arritur t’i shënojë tri gola dhe ta asistojë një tjetër.










