Janeva: Nuk largohemi nga DSK, do të qëndrojmë deri në fund

Prokurorja Speciale, Katica Janeva, tha se ata po qëndrojnë pothuajse 12 orë përpara Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, megjithatë gjërat nuk po lëvizin nga pika fillestare.

“Siç po zhvillohet procedura ne po qëndrojmë në vend, diskutojmë, debatojmë, por jemi ende në pikën fillestare”, tha shkurtimisht prokurorja speciale, duke lejuar që diskutimin ta vazhdoj prokurorja Lençe Ristovska.

“Nuk ka vullnet, ndërsa ka mungesë edhe të kapacitetit teknik dhe njerëzor që të realizohet urdhëri gjyqësor në DSK”, tha Ristovska.

“Hyjmë në DSK dhe në urdhër qëndron se duhet t’i marrim të gjitha bisedat e përgjuara të cilat janë paraqitura nga ana e gjykatave, vendimet për bisedat e përgjuara nga viti 2008 deri në vitin 2015 dhe të gjitha bisedat të cilat janë inçizuar në atë periudhë. Ende vazhdojmë të punojmë në atë drejtim, bashkëpunimi shkon vështirë, drejtori i DSK-së refuzon të veprojë, në ndërkohë është i pranishëm gjatë gjith kohës, nuk di në bazë të çkaje zotëri Çavkov, ndërsa nëpunës të tjerë policor vijnë dhe shkojnë, nuk mund ta dijmë kush janë, por ju siguroj se unë dhe ekipi im i prokurorëve do të qëndrojmë deri në fund, derisa t’i zbatojmë urdhërat gjyqësore”, deklaroi Janeva.

Ajo gjithashtu e akuzoi drejtorin e DSK-së, Vlladimir Atanasovski, se bën obstruksione dhe për arsye të panjohura, aty merr pjesë edhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu