Përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq ka reaguar ndaj cilësimit si Kishë e Millosheviqit që i është kishës ortodokse në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Ai i ka shkruar se ajo nuk mund të jetë e tillë, pasi leja për ndërtimin e saj është dhënë nga Hamdi Vraniqi, ish kryeshef ekzekutiv i Prishtinës. Janjiq më tutje ka theksuar se kisha nuk është fajtore për shtypjen që mund t’u jetë bërë shqiptarëve, ndërsa ka paraqitur edhe dokumente në të cilat sipas tij është vërtetuar pronësia nga misionin i UNMIK-ut.