Jep dorëheqje zv.ministri i Arsimit, Petar Atanasov

Zv.ministri i Arsimit Petar Atanasov sot ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si zv.ministër, informon Zhurnal.

Këtë e bëri të ditur ai vet në rrjetin social Facebook, ku përmes një letre ka njoftuar kryeministrin Zaev për dorëheqjen e tij.

Siç ka shkruar Atanasov në arsyetim, shkaqet për dorëheqjen e tij janë mungesat e reformave dhe mos mundësisë të reflektimit të tij si zv.ministër.

Siç thotë Atanasov, ai përgjatë dhjetë muajve të kaluara ka tentuar fuqishëm të kontribojë diçka në arsim, mirëpo përpjekjet e tij nuk kanë patur sukses për arsye të ndryshme.

“I nderuar kryeministër Zaev. Dua t’iu informoj juve dhe opinionin se po jap dorëheqje nga pozita zëvendës ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Këtë u’a bëra të ditur që para rekonstrukcionit, por ja dhe tani mund të procesuohet. Thjeshtë, pozita ime bëhet e joefektive. Njëkohësisht jap dorëheqje nga të gjitha funksionet tjera në suaza të Ministrisë së Arsimit dhe në Qeverinë që ju po udhëhiqni!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e dorëheqjes të zv.ministrit të arsimit Petar Atanasov.

Siç tha Atanasov, pas dorëheqjes, ai do t’i kthehet karierës akademike dhe të kontribojë në mbajtjen e të rinjëve në shtet sepse siç thotë, të kota janë premtimet për mos ikjen e të rinjëve jashtë vendit nëse nuk bëhen reforma të vërteta


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu