Jerusalemi kryeqytet i Izraelit, dijetarët muslimanë: ta mbrojmë qytetin e shenjtë me çdo çmim

Unioni Ndërkombëtar i Dijetarëve Muslimanë (IUMS) me bazë në Doha, bëri thirrje të mërkurën për një “kryengritje arabo-muslimane” pas njoftimit të Presidentit amerikan Donald Trump për vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

“Ne i bëjmë thirrje dijetarëve dhe predikuesve muslimanë që të përcjellin seriozitetin e vendimit të SHBA-së për muslimanët në mbarë botën”, tha IUMS në një deklaratë. Bashkimi vazhdoi të bënte thirrje për demonstrata në të gjithë rajonin në ditët në vijim, për të treguar solidaritet me Jerusalemin dhe me çështjen palestineze.

“Protestat duhet të mbahen në kuadrin e një kryengritjeje popullore për hir të Xhamisë së Al-Aqsa (në Jerusalem)”, thuhet në deklaratë. IUMS e përshkroi vendimin e SHBA si “një masë provokative që mund ta shtynte rajonin në prag të ferrit”.

Ky veprim, shtoi Unioni, “do të nxisë popullin palestinez, arab dhe musliman të mbrojtë qytetin e tyre të shenjtë me çdo mjet të nevojshëm”.

Ahmed al-Tayeb, sheiku i al-Azhar i Egjiptit, bëri thirrje për një konferencë ndërkombëtare që do të mbahet në janar për të diskutuar fatin e Jerusalemit. Ngjarja, tha ai, duhet të ndiqet nga dijetarët udhëheqës nga mbarë bota muslimane, klerikët e krishterë dhe institucionet përkatëse rajonale dhe ndërkombëtare me qëllim të diskutimit të “hapave praktikë” për mbështetjen e popullit palestinez.

“Ne paralajmërojmë për pasojat serioze të vendimit të SHBA-së mbi identitetin e qytetit të shenjtë,” tha Tayeb në një deklaratë të lëshuar pas njoftimit të së mërkurës nga Trump. Ai shtoi: “Duke njohur Jerusalemin e okupuar si kryeqytetin e entitetit sionist dhe transferimin e ambasadave në qytet, ky akt përbën një mohim flagrant të të drejtave palestineze dhe arabe”. /tesheshi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu