Jurgen Klopp pezullohet nga FA shkaku i komenteve për gjyqtarin

Jurgen Klopp është gjobitur nga FA për komentet që bëri ndaj gjyqtarit Paul Tierney pas fitores 4-3 ndaj Tottenhamit në fund të prillit.

Klopp tha se gjyqtari i ndeshjes “kishte një axhendë” kundër klubit të tij, jo vetëm në këtë ndeshje, por edhe në sezonet e mëparshme.

Për komente të tilla, FA e dënoi atë me dy ndeshje dhe 75,000 funte.

“Ne kemi një histori me atë gjyqtar. Dikush në Angli duhet të na shpjegojë disa situata sepse vendimet e tij janë të vështira për t’u kuptuar. Unë as nuk e kuptova se çfarë më tha gjatë ndeshjes”, kishte thënë Klopp me atë rast, megjithëse i kërkoi publikisht falje gjyqtarit menjëherë pas ndeshjes.

Klopp kështu do të humbasë një nga dy ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit në të cilin skuadra e tij do të luftojë për një vend në Ligën e Kampionëve, pasi që dënimi është me kusht dhe nëse përsëritet mund ta pres një dënim madh.

Liverpool ka një ndeshje më shumë dhe një pikë më pak se Newcastle dhe Manchester United që janë të tretët dhe të katërt.

Liverpooli luan ndaj Aston Vilës dhe Southamptonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu