Juristi i Qendrës Sociale në Manastir: Drejtoresha e sapoardhur më shkarkoi nga detyra vetëm pse jam shqiptar?!

Gazal Metliku ka nëntë vite që punon në Qendrën për Punë Sociale në Manastir. Ai periudhën e fundit ishte udhëheqës i Njësisë për shërbimet për mbrojtje sociale, por këto ditë ka marrë njoftimin nga drejtoresha e re e këtij institucioni se shkarkohet nga kjo detyrë. Metliku thotë për INA se ky shkarkim është tendencioz dhe mund të kuptohet se u bë vetëm pse jam shqiptarë.

“Më 22 gusht 2019 e ndërruan drejtorin dhe erdhi një drejtore e re si ushtruese detyre. Derisa isha në pushim më lajmëruan se jam i shkarkuar nga pozicioni që kisha. Aty ka disa udhëheqës njësie, dhe vetëm mua më shkarkoi. Arsyen nuk e ka bërë të ditur. Unë mendoj se kjo është bërë në mënyrë tendencioze”, thotë për INA, Gazal Metliku. Ai shqetësimin e tij ka përcjellë edhe përmes rrjeteve sociale duke shkruar:Hem shqiptar hem rakovoditel në Manastir nuk e anë!! Edhe pse jemi në koalicion , në Manastir nuk vlen. Jam anëtar dhe simpatizant i flaktë i bdi – isë që nga jeta studentore.Unë, mendoj se jam i shkarkuar në mënyrë tendencioze, qëllimi i vetëm është se jam shqiptar!. Në Qendrën sociale në Manastir janë të punësuar katër kuadro shqiptare nga gjithsejt 70 administratorë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu