Juve e kërkon sulmuesin e Barcelonës

Juventusi është një nga ekipet më aktive në merkato. Këtë fakt e konfirmoi dhe blerja e Cristiano Ronaldos. Pas arritjes së akordit dhe me Ramseyn, bardhezinjtë janë në pritje për të nënshkruar dhe me Malcom, sulmuesin e Barcelonës.

Ky i fundit nuk po gjen aspak hapësira në formacionin bazë dhe është zhgënjyer totalisht nga eksperienca në Spanjë dhe në Katalunjë. Kështu Juventusi është gati të futet në mes dhe të përfitojë.

Sipas asaj që raporton “MARCA”, Valverde nuk e ka në planet e tij dhe kështu lojtari kërkon mundësi të reja. Guangzhou në Kinë është ekipi i parë që do të bëjë një ofertë për 43 milionë euro. Juventus është në pritje të zhvillimeve dhe ka gati ofertën prej 30 milionë euro për ta bërë brazilianin pjesë të skuadrës. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu