E para është më shqetësuese për Milanin, që nuk do të humbasë lojtarët më të mirë që ka në organikë.
“Tuttosport” bën me dije se Juventusi ka gati një ofertë prej 50 milionë eurosh për Romanjolin dhe do ta paraqesë në momentin që Milani nuk siguron dot Ligën e Kampionëve.
Qëndërmbrojtësi kuqezi ka deklaruar se nuk do të shkonte te Juventusi, por projekti fitues mund ta joshë atë dhe të largohet në verë.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë ne merkato, pasi Milani dhe Juventusi na kanë mësuar në jo pak operacione të kryera së bashku./Panoramasport.al










