Juve me ngulm e kërkon talentin holandez

Juventus ka kontakte shumë të mira me Mino Raiolan, pasi po shikojnë mundësinë që të mposhtin Barcelonën dhe Manchester United për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt.

19 vjeçari është në radar të shumë klubeve europiane dhe më parë është raportuar se ai është synimi kryesor i bardhezinjve.

De Ligt vizitoi “Allianz Stadium” në verë me Holandën dhe që nga ajo kohë është shkruar se ai kishte kërkuar që ta vizitonte në tërësi klubin.

Sipas Tuttosport, nën-presidenti Pavel Nedved dhe drejtori sportiv Fabio Paratici janë në kontakte të vazhdueshme me agjentin e lojtarit, Mino Raiola.

Superagjenti e ka përfaqësuar edhe Nedvedin gjatë karrierës së tij, kështu që marrëdhëniet në mes të dy palëve janë të mira.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu