Juve po mendon për pasuesin e Mandzukic, hedh grepin në gjermani

Skuadra e Eintrachtit të Frankfurtit është kthyer në një ekip mjaft interesant gjatë viteve të fundit. Repart i sulmit i skuadrës gjermane është i përbërë nga lojtarë cilësorë si Ante Rebiç, Luka Joviç dhe Sebastien Haller.

Është pikërisht ky i fundit që po tërheq vëmendjen e Juventusit. Sulmuesi francez ka shënuan 14 gola në 26 paraqitje dhe është shumë pranë ftesës nga ekipi i parë i Francës.

Sipas “Tuttomercatoweb”, drejtori sportiv i kampionëve të Italisë, Fabio Paratiçi, është duke negociuar me klubin gjerman për të sjellë në Torino futbollistin e Frankfurtit. Momentalisht bëhet e ditur se kartoni i Haller vlerësohet rreth 40 milionë euro, por te Juventuesi janë të bindur se mund marrin për një çmim paksa më të lirë.

Haller është 24 vjeç dhe shihet si pasuesi i Mandzukiç te Juventusi. Kontrata e kroatit mbaron në verën e 2020-ës dhe nuk pritet që mes palëve të ketë një rinovim. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu