Skuadra e Juventusit kërkon të nënshkruaje me më të mirët në qarkullim dhe së fundmi kanë piketuar talentin e Fulham, Matt O’Riley. Ai është vetëm 17 vjeç, por cilësohet si mesfushori i së ardhmes.
Klubi londinez ka kërkuar të zgjasë kontratën me talentin pasi i druhet një largimi të tij në merkaton e verës. Për 17 vjeçarin është interesuar edhe skuadra e Borussia Dortmund e cila do t’ia vështirësojë së tepërmi rrugën “Zonjës së Vjetër”. /albeu.com/










