Juventusi mendon të shpenzojë 200 milionë euro për Salah

Sky News Arabia ka befasuar të gjithë duke shkruar se Juventusi është i gatshëm të shpenzojë 200 milionë euro për Mohamed Salah.

Sipas tyre Cristiano Ronaldo i ka dhënë dritën e gjelbër klubit të fillojë negociatat me Liverpoolin për yllin egjiptian.

Për më shumë, Zonja e Vjetër është e gatshme të ofrojë 200 milionë euro për yllin e Egjiptit, në rast se kjo ndodh ai do të behej transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymarit te PSG.

Aktualisht Salah ka shënuar 17 gola në Ligën Premier për skuadrën e Jurgen Klopp dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Para se t’i bashkohet klubit anglez ai ishte pjesë e Romës dhe Fiorentinas në Serie A, ku tregoi paraqitje mjaft të mirë.

Me futbollin evropian Salah u njoh te Baseli, ku gjatë dy sezoneve shënoi 20 gola në 79 paraqitje në të gjitha garat.

Me paraqitjet e mira nga 26-vjeçari skuadra angleze arriti në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa këtë sezon është pretendent për titullin në Ligën Premier.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu