Roma është shumë pranë humbjes së mbrojtësit të saj më të mirë. Pas 5 sezoneve Kostas Manolas mund të mos mbajë më veshur fanellën e verdhekuqve me grekun që në të vërtetë ka rinovuar për herë të fundit kontratën e tij një vit e gjysmë më parë, ku ishte përfshirë në kontratë edhe një klauzolë largimi prej 36 milionë eurosh.
Shifër që duket se përbën tanimë një okazion për klube rivale nëse duan të përfitojnë shërbimet e një prej mbrojtësve më të mirë në qarkullim.
Në këtë kontekst bardhezinjtë e Juventusit prezantohen të vendosur për t’i shkëputur skuadrës kryeqytetase Kostas Manolas duke paguar klauzolën e tij sikundër kanë vepruar më parë edhe për Miralem Pjanic.
Operacioni Manolas mund të përkthehej kështu në përforcimin e parë të kampionëve të Italisë edhe pse zyrtarizimi i një kalimit ë tillë hipotetik nuk do të konkretizohej para fundit të kampionatit.
Për të shtyrë Manolas të veshë fanellën bardhezi mendon tanimë edhe agjenti Mino Raiola, me largimin e lajmëruar të Barzaglit, Manolas është i destinuar të kthehet në trashëgimtarin e Chiellinit, që gjithashtu është pranë fundit të karrierës futbollistike.










