Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka pranuar se “Juventusi është favorit” këtë sezon për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Bardhezinjtë kanë arritur në finale të kësaj gare elitare në Europë dy herë viteve të fundit, por kanë humbur nga Barcelona më 2015 dhe Real Madridi më 2017.
Këtë verë ata kanë nënshkruar me Cristiano Ronaldon dhe kanë mposhtur të martën Manchester United, një start perfekt në garat europiane.
“Ne kemi pasur përgjigje për këtë garë në Europë për disa vite”, tha Paratici në një konferencë për shtyp pas një takimi të aksionarëve të klubit.
“Ne u eliminuam në Ligën e Kampionëve dy herë nga Real Madridi dhe njëherë nga Bayern Munich dhe luajtëm në dy finale. Ne jemi nivel i lartë”.
“Këtë vit ne tani jemi në rolin e favoritit dhe ne po luajmë në një nivel të lartë në Europë”.
“Ne e dimë se do të kemi një ndeshje të madhe kundër Manchesterit dhe ne e patëm”.










