“Kartel i furrtarëve” në Shkup? Bekteshi beson se 4-5 kompani përcaktojnë çmimet e bukës

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke folur për çmimet e bukës tha se beson se në qytetin e Shkupit, në sferën e prodhimit të bukës, janë bashkuar disa kompani dhe përcaktojnë çmimet me të cilat e shpërndajnë dhe e shesin bukën nëpër supermarkete të mëdha. Në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë Bekteshi i bëri thirrje Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës që ta hetojë rastet.

“Unë u apelova të disa kompanive që të kontrollojnë nëse kanë shoqata. Jam i bindur, ky është mendimi im personal, se në qytetin e Shkupit, në sferën e prodhimit të bukës, janë bashkuar katër, maksimumi pesë kompani dhe përcaktojnë çmimet me të cilat e shpërndajnë dhe e shesin bukën nëpër supermarkete të mëdha. Në brendësi të Maqedonisë çmimet janë më të ulëta se 32 denarë dhe këtë na e tregojnë raportet e përditshme që vijnë në Ministrinë e Ekonomisë”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu