Katica Janeva çfarë po shikon nga dera e shtëpisë (FOTO)

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva është kapur nga paparacit në dyert e shtëpisë së saj në Shkup. Fotografia është shpërndarë në rrjetet sociale, ku ajo është shfaqur në derën e shtëpisë, me një pamje të çuditshme.

Kryeprokurorja Janeva është protagonistja e përmendur në rastin e fundit “Reket”, ndërsa ajo tashmë pritet të thirret në Prokurori për të dhënë dëshminë e saj. Janeva së fundi ishte për pushime në Greqi, ndërsa gjatë kohës së pushimeve të saj u publikuan materiale nga gazeta italiane “La Verita”, ku dëgjohet edhe zëri i saj në bisedën me shoumenin Boki 13 dhe biznesmeni Orce Kamcev, i cili kishte dhënë 1.5 milion euro për ti shpëtuar akuzës së Prokurorisë Speciale për rastin “Perandoria”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu